Man City – Man Utd 13:1

Manchester City dhe Manchester United ndeshen të dielën në derbin e qytetit në kuadër të xhiros së pestë në Premierligë. Dueli përveç se do të jetë i nxehtë meqë bëhet fjalë për rivalë të qytetit, do të jetë ballafaqimi i parë i skuadrave pas ndryshimeve në stafin teknik. Manuel Pellegrini mori drejtimin e Manchester Cityt…

Sport

21/09/2013 18:55

Manchester City dhe Manchester United ndeshen të dielën në derbin e qytetit në kuadër të xhiros së pestë në Premierligë.

Dueli përveç se do të jetë i nxehtë meqë bëhet fjalë për rivalë të qytetit, do të jetë ballafaqimi i parë i skuadrave pas ndryshimeve në stafin teknik.

Manuel Pellegrini mori drejtimin e Manchester Cityt gjatë verës kurse United emëroi David Moyesin për pasardhës të legjendës, Sir Alex Ferguson i cili u pensionua në fund të edicionit të kaluar.

Një fakt interesant që lidhet me duelin e nesërm është se United do të zhvillojë një derbi të qytetit me një menaxher të ri, për herë të parë nga viti 1987. Kurse, prej asaj kohe e deri më sot, City ka ndërruar 13 menaxherë.