Man City identifikon emrat që dëshiron t’i transferojë

Një nga skuadrat që ka shpenzuar më së shumti gjatë viteve të fundit, po synon të vazhdojë edhe me disa transferime.

Sport

18/01/2019 16:30

Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola ka identifikuar tre apo katër mesfushorë si dhe po synon transferimin e një mesfushori.

Mesfushori defanziv është pika më e dobët e mesfushës tek Manchester City. Guardiola nuk beson se skuadra e tij do ta ketë të lehtë ta zëvendësojë brazilianin.

Gjithashtu, “Citizens” kanë pasur pengesa edhe me krahun e majtë të mbrojtjes, ku Benjamin Mendy është përballur me dëmtime të shumta.

Për mesfushën “Goal”, shkruan se emrat që janë përmendur janë ai i Frenkie de Jong, Tanguy Ndombele e Ruben Neves, transmeton lajmi.net.

Kurse, për krahun e majtë të mbrojtjes, Guardiola duket se e dëshiron anëtarin e Leicester City, i cili së fundmi është paraqitur edhe me kombëtaren e Anglisë, Ben Chilëell.

Mbetet të shihet nëse “Citizens” do të arrijnë të nënshkruajnë me njërin nga këta lojtarë. /Lajmi.net/