Man City i vendos një kusht Kompanys për të qëndruar në skuadër

Manchester City ka një kërkesë të çuditshme për kapitenin e skuadrës, Vincent Kompany.

Sport

22/01/2019 23:00

Kontrata e belgut me Manchester City do të skadojë në fund të këtij sezoni, dhe trajneri Guardiola po këmbëngul që të mbrojtësi të vazhdoj edhe për një vit.

“Metro” mëson se “Citizens” kanë kërkuar nga lojtari që ai ta zbres çmimin e pagës, në mënyrë që të vazhdojnë rrugëtimin edhe për një vit, transmeton lajmi.net.

Lojtari është përballur me disa lëndime dhe ka startuar vetëm gjashtë herë këtë edicion, por Guardiola ndihet sikur nuk mund ta humb një lider si Kompany.

Duket se kapiteni luan rol të madh në dhomat e zhveshjes, ku aty besohet se u jep shumë motiv lojtarëve.

Kompany është një nga lojtarët më të paguar në skuadër (200 mijë funte në javë), por për vazhdimin e tij, ai duhet të pajtohet për zvogëlimin e pagës. /Lajmi.net/