Man City frikëson Mourinhon

Jose Mourinho ka pranuar se Manchester City mund të shënojë gjashtë gola në ballafaqim me Chelsean në Etihad Stadium të hënën mbrëma. Skuadra e Manuel Pellegrinit ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni duke shënuar 115 gola në të gjitha garat dhe 42 nga 11 ndeshje si nikoqir në Premierligë. Dhe, Mourinho ka pranuar…

Sport

31/01/2014 13:27

Jose Mourinho ka pranuar se Manchester City mund të shënojë gjashtë gola në ballafaqim me Chelsean në Etihad Stadium të hënën mbrëma.

Skuadra e Manuel Pellegrinit ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni duke shënuar 115 gola në të gjitha garat dhe 42 nga 11 ndeshje si nikoqir në Premierligë.

Dhe, Mourinho ka pranuar se City, që ka bilanc perfekt në shtëpi në ligë, është favorit në këtë përballje.

“Ne do të shkojmë atje të hënën dhe rezultati për momentin është 0:0. A janë ata favorit? Po. A janë favorit të shënojnë sërish katër, pesë, gjashtë gola? Po”, deklaroi Mourinho.

“Por, jemi ende 0:0 andaj do të shkojmë atje për të garuar. Për shumë muaj e kam thënë të njëjtën gjë. Njëra skuadër është produkt i finalizuar, tjetri është në ndërtim e sipër. Për mua, nuk është befasi”, u shpreh Special One.

Manchester City në mesjavë mposhti Tottenhamin në udhëtim 5:1 kurse më herët gjatë këtij sezoni fitoi 6:3 kundër Arsenalit.