Man City flet në fushë

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini thotë se skuadra e tij do të flet në fushë në përballjen me Chelsean në Etihad Stadium të hënën mbrëma. Nikoqiri hyn në duel me tri pikë më tepër se Blues, dhe ende nuk ka humbur asnjë pikë si nikoqir deri më tani gjatë këtij sezoni në Premierligë. Në…

Sport

02/02/2014 11:37

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini thotë se skuadra e tij do të flet në fushë në përballjen me Chelsean në Etihad Stadium të hënën mbrëma.

Nikoqiri hyn në duel me tri pikë më tepër se Blues, dhe ende nuk ka humbur asnjë pikë si nikoqir deri më tani gjatë këtij sezoni në Premierligë.

Në deklaratat e tij para ndeshjes, Jose Mourinho e përshkroi Manchester Cityn si “fatlum”, duke insistuar se ata kishin “shumë vendime në favor të tyre” këtë sezon.

Por, Pellegrini refuzon të përfshihet në luftë verbale dhe është i përqendruar vetëm tek paraqitja e skuadrës së tij.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është të flisni në fushë kur luani. Çdo trajner mund të bëjë çka do që dëshiron, por për mua, kam mënyrën time se si punoj. Nuk e di se çka ka thënë Mourinho për ne dhe nuk kam çka të komentoj për të. Gjithmonë i them futbollistëve të mi se nuk ka rëndësi se kundër kujt luajmë, në shtëpi ose në udhëtim”, u shpreh Pellegrini.