Man City fiton bindshëm edhe ndaj Wolverhampton, ruan hapin me Liverpool

Manchester City e ka mbyllur me fitore xhiron e 22-të në Premierligë.

Sport

14/01/2019 22:50

Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola, ka triumfuar para tifozëve të vet në “Etihad Stadium”, duke e mposhtur skuadrën e Wolves me rezultatin 3:0.

Serinë e golave në këtë takim e hapi sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus, shkruan lajmi.net.

Ai, pas një asistimi të pranuar nga Leroy Sane, i dha epërsinë skuadrës së tij, kur po luhej minuta e 10’ e takimit.

Në minutën e 39’, ishte përsëri Jesus, i cili justifikoi besimin e trajnerit me golin e dytë të realizuar në këtë takim.

Në pjesën e dytë, Guardiola inkuadroi edhe Kevin De Bruyne, i cili harkoi rrezikshëm dhe detyroi lojtarin e Wolves, Conor Coady të shënonte autogol.

Me këtë fitore “Citizens” grumbullojnë 53 pikë dhe pozicionohen në vendin e dytë, me katër pikë më pak se Liverpool. /Lajmi.net/