Man City e veprim befasues për West Hamin pasi e ndalin Liverpoolin

Liverpool u ndal mbrëmë në barazim me West Hamin në kuadër të javës së 25-të në Premierliga.

Sport

05/02/2019 08:38

Liverpool barazoi 1 me 1 me West Hamin në Premeirliga, duke e rrezikuar kështu titullin.

Aktualisht diferenca e të kuqve me Manchester Cityn është në vetëm tri pikë, ndërsa këta të fundit do të përballen në këtë javë me Evertonin, përcjell lajmi.net.

Por, ‘Qytetarët’ kanë bërë një veprim befasues mbrëmë pas përfundimit të ndeshjes në mes të West Hamit dhe Liverpoolit.

Manchester City e ka pëlqyer postimin e ‘Çekanëve’, që i kishte përgëzuar lojtarët e tyre për paraqitjen.

Atë pëlqim, West Ham e ka shpërndarë në llogarinë e tyre në Twitter, e që natyrisht se është për tu befasuar. /Lajmi.net/