Man City e mposht edhe jashtë fushe Man Unitedin

Jo vetëm dje në fushë, por edhe jashtë fushe, Manchester City po e mposht Manchester United.

Merkato

12/11/2018 14:00

Manchester City është shumë afër që ta transferoj Frenkie de Jong nga Ajaxi.

Pep Guardiola është i dashuruar në lojën e mesfushorit holandez, andaj e dëshiron transferimin e tij në janar, përcjell “lajmi.net”.

Manchester United e dëshiron gjithashtu De Jongun, mirëpo City është duke i prirë garës.

Kujtojmë se dje ( e diele), ‘qytetarët’ i mposhtën ‘Djajtë e Kuq’, 3 me 1, në kuadër të javës së 12-të në Premierligë. /Lajmi.net/