Man City e kreu punën

Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko thotë se ekipi nuk e pati lehtë, pavarësisht rezultatit prej 4:0 ndaj Aston Villas. Ai insiston se skuadra do të japë maksimumin në ballafaqimin e xhiros së fundit.

Sport

08/05/2014 00:47

Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko është ndaë i kënaqur pas fitores 4:0 ndaj Aston Villas, që e afroi ekipin e tij te titulli i kampionit në Premierligë.

Ylli boshnjak shënoi dy golat e parë të ndeshjes, duke inspiruar Citizens drejt fitores, dhe epërsisë prej dy pikëve ndaj Liverpoolit, një xhiro para fundit.

“Ne luajtëm futboll të mirë në pjesën e parë, ata nuk patën raste për shënim por menaxheri na tha të qëndrojmë të qetë dhe do të marrim atë që kërkojmë”, deklaroi Dzeko pas ndeshjes.

“Kur një skuadër mbrohet me 10 futbollistë brenda zonës, gjithmonë është vendimtar goli i parë. Pasi e shënuam atë, filluan të krijohen hapësira dhe ne shënuam prapë. Në fund duket e lehtë, 4:0, por nuk ishte ashtu. Ne duhet të përqendrohemi për të dielën, sonte e kemi kryer punën, por duhet ta marrim seriozisht ndeshjen e fundit sepse do të jetë shumë vështirë. Por, do ta japim maksimumin”, u shpreh ai.