Man City dhe Man Utd do ta ndajnë stadiumin Etihad

Manchester City nuk do ta kundërshtojë një kërkesë të tillë nga Manchester United.

Sport

14/04/2018 11:07

Manchester City është i gatshëm ta ndajë stadiumin me rivalin e qytetit, Manchester United. Krejt kjo nëse fillon realizimi i planit për renovimin e Old Traffordit.

“The Sun” ka publikuar lajmin e befasishëm se të dy rivalët e Manchesterit mund të luajnë në Etihad Stadium deri në përfundimin e punimeve në Old Trafford, përcjell “lajmi.net”.

Manchester City nuk do ta kundërshtojë një kërkesë të tillë nga Manchester United.

Por, pagesa për shfrytëzimin e stadiumit Etihad pritet të jetë e lartë. /Lajmi.net/