Man City dhe Arsenal, e duan talentin e skuadrës nga La Liga

Arsenal dhe Manchester City, duan të përforcohen në afatin e janarit nga La Liga.

Merkato

14/11/2018 15:55

Arsenal dhe Manchester City, duan ta transferojnë anëtarin e Real Betisit, Junior Firpo.

Dy skuadra angleze kanë filluar bisedimet me spanjollët, për ta transferuar mbrojtësin e majtë, përcjell “lajmi.net”.

22 vjeçari bëri perfomancë të jashtëzakonshme ndaj Barcelonës në vikend, duke fituar, 4-3.

Madje, ai arriti të shënoj një gol brilant në ‘Camp Nou’.

Por, Arsenal dhe Manchester City, janë njoftuar se klauzola e lojtarit është 50 milionë euro. /Lajmi.net/