Man City blindon Kompanyn

Manchester City dëshiron të përkujdeset që Vincent Kompany të pensionohet në klub duke i ofruar kontratë të re gjashtëvjeçare me vlerë të përgjithshme prej 60 milionë funtesh.

Sport

07/08/2014 11:44

Manchester City dëshiron që Vincent Kompany të përfundojë karrierën në klub dhe i ka ofruar një kontratë të re gjashtëvjeçare me vlerë prej 60 milionë funtesh.

28-vjeçari nënshkroi marrëveshjen e tij të fundit në Etihad më 2012 por Manuel Pellegrini dëshiron që mbrojtësi të nënshkruajë kontratën e re me vlerë prej 200 mijë funte në javë.

Kompany, që spekulohej se kërkohej nga Barcelona gjatë verës, ka qenë shtyllë e mbrojtjes së Cityt prej transferimit nga Hamburg më 2008.

Dhe, derisa kampioni i Premierligës ka siguruar shërbimet e Eliaquim Mangalas nga Porto, kapiteni i klubit do të mbetet njeriu kryesor në mbrojtjen e Cityt.