Man City 3:0 Wolverhampton, notat e lojtarëve

Manchester ka arritur që me sukses ta kalojë edhe pengesën e quajtur Wolverhampton.

Sport

14/01/2019 23:10

“Citizens” kanë triumfuar në “Etihad Stadium” me rezultatin 3:0, për të kënaqur tifozët e tyre, shkruan lajmi.net.

Serinë e golave në këtë takim e hapi sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus, në minutën e 10’ të takimit. Ai realizoi edhe njëherë në minutën e 39’, për golin e dytë personal në këtë ndeshje.

Goli i fundit në këtë ndeshje ishte auto gol, i cili erdhi pas harkimit të Kevin De Bruyne, harkim që u devijua nga Coady.

Më poshtë mund t’i gjeni notat e lojtarëve për këtë ndeshje, sipas “WhoScored”. /Lajmi.net/