“Mami do më vras”, shougirl shqiptare zbulon tradhëtinë e bashkëshortit

Shougirl shqiptare Hueyda El Saied ishte e ftuar në emisionin "Top Show Magazine".

ShowBiz

11/11/2017 00:01

Ajo është bërë top-lajm i medieve rozë me rrëfimin e saj për ndarjen nga tashmë ish-bashkëshorti, shkruan lajmi.net.

Pas pesë vitesh bashkëjetesë, Hueyda tregon se u nda nga bashkëshorti i saj Misheli dhe si shkak i kësaj ndarje ishte tradhëtia.

“Mami do më vras” u shpreh ajo gjatë intervistës, duke zbuluar se mamaja e kishte sugjeruar të mos e zbulonte tradhëtinë e burrit kur të vije në Shqipëri.

Duke treguar se u nda shkak i tradhëtisë së burrit, Hueyda tregoi edhe si ishte ndjerë atë kohë.

“Dy javët e para qava, pastaj thashë unë duhet të mbledh veten, nuk jam as e para as e fundit, jeta vazhdon… Mua ai më ka dhuruar gjënë më të bukur në botë që është Gabrieli, dashuria mbaron, prandaj e falenderoj dhe Mishelin se shih si jam bërë unë tani”, tha shougirl, Hayeda El Saied. /Lajmi.net/