Malta lejon hyrjen e 141 emigrantëve

Një anije shpëtuese e emigrantëve ka zbarkuar në shtetin e Maltës, pasi kishte ngecur për ditë të tëra në Mesdhe, pas një mosmarrëveshje diplomatike mbi vendin i cili duhet të pranojë 141 emigrantët nga kjo anije, shkruan CNN.

Bota

17/08/2018 23:06

Emigrantët, ku  bëjnë pjesë dy gra shtatzëna dhe 67 të mitur të  pa shoqëruar nga askush, u nisën nga ujëvara në Senglea, një qytet me port në Maltë.

Ata do të dërgohen ditëve në vazhdim në Francë, Gjermani, Luksemburg, Spanjë e Portugali, shtete këto që kanë rënë dakord t`i marrin ata, përcjell KK.

Megjithatë, emigrantët patën telashe kur shtetet si Malta, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja refuzuan t’i pranonin, duke lënë anijen e bllokuar për disa ditë në det.