Malta – Kosova, shikoni kuotat në bastore

Kosova cilësohet favorite përballë Maltës në ndeshjen e xhiros së pestë në fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.

Sport

16/11/2018 10:14

‘Dardanët’ shpresojnë në fitore në përballjen ndaj Maltës, teksa urojnë që Ishujt Faroe të ndalin Azerbajxhanin, për t’u pozicionuar në vendin e parë në grupin 3 në Ligën D.

Përfaqësuesja e Kosovës do ta nis ndeshjen si favorite ndaj Maltës edhe sipas kuotave në bastore.

Fitorja e Kosovës është kuotuar me 1.50 në bastore, ndërsa ajo e Maltës me kuotën 9.00.

Ndeshja mes Maltës dhe Kosovës luhet ditën e shtune me fillim nga ora 18:00./Lajmi.net/