Malpensa, shqiptari ndërron jetë pasi u ndal nga 5 karabinierë – Lajmi.net
Malpensa, shqiptari ndërron jetë pasi u ndal nga 5 karabinierë
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 18:32, 6 December 2017
Një shqiptar 44-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u ndalua nga pesë policë në aeroportin Malpensa. La Repubblica shkruan se ai quhet Aldo Laci, 44 vjeç dhe ishte me pushime në Itali.

Sipas medias italiane, e cila ka publikuar dhe videon, Laci ishte duke pritur bashkëshorten, dhe ka qënë në efektin e kokainës. Teksa policët përpiqeshin ta ndalonin, pesë prej tyre më pas e bllokuan në tokë. Në këtë moment ai ndihet keq dhe pëson një arrest kardiak.

Familjarët e tij, përmes avokatit kanë bërë padi pasi janë të bindur që pavarësisht “gjendjes së ndryshueshme”, vdekjua është shkaktuar “në mënyrë të drejt për drejtë, ose si pasojë, e agresionit të policëve”. Nga pamjet e kamerave “duket qartë që Aldo Laci është qëlluar fillimisht në kokë, më pas në qafë, është rrëzuar në tokë, dhe është goditur me grushta në trup”, vijon avokati Enzo Lepri.

Prokuroria e Busto Arsizio ka kërkuar pushimin e çështjes pasi “nuk ka asnjë dëmtim që i atribuohet sjelljes së dhunshme të palëvë të treta”, ndërkohë që “hetimet toksikologjike bëjnë të ditur se vdekja ka ardhur si pasojë e helmimit akut me kokainë”. Por familja e tij nuk dorëzohet duke paraqitur të kundërtën, duke u ankuar për boshllëqe në hetim.

Fjalët kyçe: Itali, shqiptari

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Berry Rush
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Zombie Big Trouble