Maloku: MPL të marrë masa ndaj udhëheqësve të Prishtinës, për mos respektim të simboleve shtetërore

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dorunitn Maloku ka kërkuar sqarim nga Ministria e Pushtetit Lokal, për hapat që do ti marrë karshi komunës së Prishtinës, e cila po neglizhon simbolet shtetërore.

Lajme

25/06/2015 10:28

Ajo gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, në pikën deklarime jashtë rendit të ditës, ka përmendur ditën e çlirimit të Prishtinës dhe vendosjen e shtatores së Ismail Qemalit, ku flamuri i shtetit të Kosovës nuk është vendosur askund.

Maloku ka thënë se udhëheqësit e komunë së Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes, po e duanë Prishtinën, por jo edhe simbolet shtetërore.

Deputetja e LDK-së, ka thënë se edhe ajo e donë më shumë flamurin dardan, por e respekton flamurin shtetëror.

“Edhe unë e dua më shumë flamurin dardan të Ibrahim Rugovës, por e respektoj flamurn shtetëror. Kërkoj sqarim publik nga Ministria e Pushtetit Lokal për hapat që do ti marrë ndja udhëheqsve të komunës së Prishtinës, për mos respektim të simboleve shtetërore”, ka thënë Maloku, transmeton lajmi.net.

YouTube player