Maloku: Kosova është shndërruar në një lloj burgu kolektiv – Lajmi.net
Maloku: Kosova është shndërruar në një lloj burgu kolektiv
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 21:36, 14 November 2017
Sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku është shprehur se Kosova është shndërruar në një lloj burgu të njohur kolektiv.

Maloku përmes një shkrimi ka thënë se mospërmirësimi i gjendjes sociale dhe ekonomike në vend ende po është i pranishëm te qytetarët.

Sipas Malokut, të rinjtë kosovar ”nuk zgjedhin asnjë mjet për tu arratisur nga ky vend”, për shkaqet e të cilës, sociologu ka parqitur edhe shkaqet. ”Kosova, është shndrruar në një lloj “Alkatrazi” kolektiv!

  1. Rreziku nga zhgënjimi dhe mospërmirsimi i gjendjes socio-ekonomike, edhe si shpresë edhe si pritje e kalkuluar mirë me parametra logjikë e shkencorë, në “sytë dhe mendjet” e qytetarisë, pio mbetet akoma prezente edhe për një kohë… në Kosovë. Pasqyrë e këtij “pulsi”, zhgënjimi, e shqetësimi sociolpolitik, më së miri po shihen të konfuzioni dhe perceptimi i gjerë qytetar, për të ardhmen e të rinjëve dhe familjarëve të tyre. Në fakt, është krijuar një përshtypje tashmë e gjerë, që mund të argumentohet edhe me parametra shkencor, se Kosova është shndrruar në një lloj “Alkatrazi” (burg i njohur) kolektiv! Ku të rinjët, nuk zgjedhin asnjë mjet për t’u riarratisur, nha ky vend.
  2. Shkaqet e kësaj riarratisjeje, mund të jenë nga më të ndryshme, por, ato që po shihen dhe kuptohen qartazi me parametra social, duket që po ndodhin edhe për; 2.1. Arsye POLITIKE, që po reflektohën dosido edhe nga dyshimi për vonesat dhe zhagitjet rreth; paperspektivës për t’u punësuar, demarkacionit, asociacionit, krijimit të Ushtrisë… që tani po mbahen si shumë të varura nga lista “Srpska”. Këto zhagitje, objektivisht, vonohen edhe nga shkaku se vendimarrjet rreth problemeve dhe objektivave qeverisêse, janë akoma konfuze dhe pa vizione konkrete. Sidomos ndër; sektorët gati të kolapsuar të; shëndetësisë, arsimit, e sidomos të sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit e korrupsionit. 2.2. Arsye EKONOMIKE, shkaku se Kosova akoma ka akoma varfërinë më ekstreme dhe papunësinë më enorme në rajon dhe kontinent (!); dhe asaj 2.3. Arsye PSIKOLOGJIKE, ngase, gjeneratat e reja, të “infektuara” me mënyrën dhe standardin e jetesës perëndimore, nevojat dhe ambiciet e tyre, nuk janë të prirura më t’i “akordojnë” me premtimet false dhe mashtrimet e liderëve aktual.
  3. Thënë më thjeshtë, për të konstatuar këto hipoteza, nevojitet të “testohen” premtimet politike, të qeverisë aktuale, e cila dorën në zemër mbi supet e veta ka trashëguar…, probleme të mëdha që vështirë mund të nisen brenda kohes 100 ditëshe. Por, si thotë populli:”dita e mirë shihet në mëngjes”! Ne akoma nuk jemi duke parë plane e agjenda konkrete; as për luftimin e krimit dhe korrupsionit; as për demarkacionin, as asociacionin, as ushtrinë, as për zbutjen e papunësisë, as…!”, ka shkruar Maloku.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play World Soccer Champion
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play iStunt 2