Maloku e Zemaj në seancë, njoftojnë votat kundër Thaçit

Jo të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që do të marrin pjesë në seancën e sotme për zgjidhjen e presidentit të ri, do të votojnë që Thaçi të marrë postin më të lartë të shtetit.

Lajme

26/02/2016 11:51

Deputetja Doruntinë Maloku nga LDK-ja deklaroi se ajo do të marrë pjesë në seancë, por do të votojë kundër zgjidhjes së Thaçit si president.

“Mua elektorati më ka votuar të kryej punën time e ajo është që unë do të marr pjesë në seancë dhe do të votoj kundër”, tha Maloku, raporton lajmi.net.

Në anën tjetër edhe deputeti Armend Zemaj tha se do të votojë kundër zgjidhjes së Hashim Thaçit si president.

“Unë po e kryej detyrën time si deputet. Vota ime është kundër. Marr pjesë në seancë sepse ose duhet marrë pjesë si deputet në seancë, ose duhet bashkuar me ata në çadra”, tha Zemaj, raporton lajmi.net.

Deri më tash janë edhe disa deputetë të LDK-së që është pjese  koalicionit qeveritar me PDK-në, që kanë deklaruar hapur votën e tyre kundër zgjidhjes së hasim Thaçit si presidentit i shtetit./lajmi.net