“Mallkimi” i LeBron James që po e përcjell edhe me Lakers

LeBron James dhe Los Angeles Lakers nuk e kanë nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sport

05/11/2018 22:45

Nga 10 ndeshjet e para, LAL regjistrojnë katër fitore dhe gjashtë humbje.

Megjithatë, nuk është hera e parë që kjo i ndodh “mbretit”. Ai gjithmonë ka hasur në vështirësi kur ka ndërruar skuadrat, shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.

Në vitin 2003, kur filloi karrierën në NBA, me Cleveland Cavaliers, katër herë MVP në 10 ndeshjet e para pati rekord prej  tri fitoreve e shtatë humbjeve.

Shtatë vite më vonë, kur kaloi në Miami Heat dhe u bashkua me Dwayne Wade e Chris Bosh, skuadra në 10 ndeshjet e para regjistroi gjashtë fitore e katër humbje.

Në rikthimin e tij në Cleveland, “mbreti” në 10 ndeshjet e para shkoi me pesë fitore e pesë humbje.

Askush nuk e di se çfarë Lakers do të tregojnë në vazhdim, megjithatë, eksperienca tregon se fillimet nuk kanë qenë të lehta për James, por ai është kthyer furishëm gjithmonë. /Lajmi.net/