Malli për Ronaldon

Tifozët në Santiago Bernabeu ka filluar t’i marrë malli për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez që gati dy muaj nuk ka luajtur në shtëpinë e Real Madridit. Por, ai do të rikthehet në aksion të hënën.

Sport

05/01/2014 15:20

Santiago Bernabeun ka filluar ta kaplojë malli për yllin e tij më të madh, Cristiano Ronaldo.

Rikthimi i portugezit për Real Madridin në ndeshjen kundër Celta Vigos të hënën mbrëma do të jetë dhurata ideale për përkrahësit e Los Blancos në këtë fillim viti.

Gati dy muaj kanë kaluar prej paraqitjes së fundit të Ronaldos në shtëpi, më 9 nëntor kundër Real Sociedadit. Në atë duel, ylli portugez shënoi het-trik por fatkeqësisht për një arsye ose tjetrën nuk luajti më.

Ai shkoi me Portugalinë për dy ndeshjet e barazhit e më pas u rikthye në udhëtim tek Almeria ku pësoi një lëndim. Ky dëmtim bëri që ai të mungojë në tri ndeshje si vendas gjatë dhjetorit, Galatasaray, Vlladolid dhe Olimpic de Xativa.

Përkrahja e Santiago Bernabeus për Ronaldon

Mirëpo, tani është shëndosh e mirë dhe do të jetë sërish titullar para përkrahësve të tij në Bernabeu, para javës së fundit vendimtare, ku do të shpallet fituesi i Topit të Artë.

Ronaldo është finalist së bashku me Lionel Messin dhe Franck Riberyn.