Malisheva “fshesë” mësimdhënësve të PDK-së, nuk e përkrahën Nismën

Flitet se në Kosovë për t’u pranuar në një vend pune duhet të kesh dhe një librezë partie, madje do të ishte mirë sikur ajo librezë t’i takojë partisë në pushtet.

Lajme

03/09/2014 10:38

Vetëm kështu një kosovar mund të ketë një vend pune në institucionet, apo ta ruajë vendin e punës, sipas sistemit qeverisës të krijuar pasluftës.

Mirëpo, publikisht dhe të partë e thonë këtë mësimdhënësit e shkollës së mesme profesionale “Lasgush Poradeci” dhe 24 të tjerë në “Qendrën e Kompetencës”, akuzojnë komunën e Malishevës se i viktimizoi për motive politike dhe aspak profesionale.

Drejtoria Komunale për Arsim (DKA), në këtë komunë, akuzohet nga këta mësimdhënës se ka shkelur ligjin, duke i larguar ata nga vendet e tyer të punës dhe duke pranuar të tjerë.

Jo pak nga ta pranojnë se janë zyrtarisht pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe se partia tjetër Nisma për Kosovën po iu hakmerret se nuk e kanë përkrahur gjatë zgjedhjeve.

Jakup Gashi, një nga mësimdhënësit që është larguar nga puna dhe përfaqësues i Grupit të larguar, thotë se në vendet e tyre të punës janë pranuar me konkurs.

“Një listë që e ka publikuar DKA-ja të premten, ne vetëm atëherë jemi informuar se vendet tona i janë ndarë dikujt tjetër, ka thënë ai për “Zërin”.

Sipas kësaj liste, ai thotë se profesori me gjuhë shqipe do të japë lëndë të bibliotekës dhe lëndë të informatikës (TIK).