Maliqi: Rezultatet e Exit Pollit do të jenë me shumë befasi

Derisa ka mbetur mbi një orë deri në përfundimin e procezit të sotëm zgjedhor, 75% e anketave të Exit Poll, janë përfunduar.

Lajme

22/10/2017 18:05

Ekipi në krye me analistin Shkëlzen Maliqi janë duke përpunuar të dhënat të cilat priten të publikohen pikërisht pas mbylljes së vendvotimeve nga KQZ, njofton Klan Kosova.

Maliqi në një prononcim të tij, tha se ka befasi të mëdha duke u bazuar në rezultatet e dala të Exit Poll-it, për këto zgjedhje lokale.

”Tendencat janë interesante, por s’ka mbetur shumë. Do ketë shumë befasi por duhet të presim deri në 19.00”, është shprehur Maliqi, njofton Klan Kosova.