Mali: Rrëzohet helikopterit, humbin jetën dy holandezë

Dy paqeruajtës nga Holanda kanë vdekur sot me rastin e rrëzimit të një helikopteri në Mali, ka njoftuar sot kryeministri holandez Mark Rutte.

Bota

17/03/2015 23:06

Komandanti i forcave të OKB-së në Mali, tha se helikopter “Apachi” ka kryer një ulje emergjente menjëherë pasi që është ngritur. Ai tha se nuk e di arsyen e kësaj uljeje por kjo, sipas tij, nuk është në pyetje ndonjë sulm.

Aksidenti ka ndodhur pranë qytetit Gao, në veri të Malit. Kryeministri holandez ka thënë për televizionin NOS se dy ushtarë kanë humnur jetën në aksident.

Holanda ka në Mali 450 ushtarë , katër helikopterë “Apachi” dhe tre “Chinook ” brenda forcave të OKB-së.

Forcat e OKB-së u vendosën në Mali që nga ndërhyrja e forcave franceze në vitin 2013, drejtuar nga ekstremistët islamikë, të cilët një vit më parë e kanë marrë pjesën veriore të këtij vendi.