Mali i Zi ‘ndihmon’ UEFA-në

Televizioni shtetëror i Malit të Zi, ka dalë në ndihmë të Shqiptarëve me anë të fotografive dhe shkrimeve të ndryshme nëpër rrjetet sociale. Ata kanë ndihmuar në një mënyrë UEFA-në, për të vendosur rreth fajtorit të këtij incidenti.

Sport

15/10/2014 18:34

Serbët janë irituar nga mediat e Malit të Zi. Portali serbë, Kurir.rs shkruan se mediat në fjalë, kanë dalë në ndihmë të Shqipërisë.

“Pomazemo Uefi” që në shqip i bie “Po e ndihmojmë UEFA-në”, ishte njëri nga shkrimet të shkruara nga mediat e Malit të Zi, në një fotografi ku shihet një tifoz duke sulmuar me karrike, lojtarët e Kombëtares sonë.

Gjithashtu ata kanë publikuar një fotografi, ku shihen tifozët serbë duke kallur flamurin e NATO-së. Më pas, ata publikuan një video, e cila tregon në mënyrë të qartë ndodhinë e djeshme.