Mali i Zi merr ftesën zyrtare për anëtarësim në NATO (Foto/Video)

Mali i Zi edhe zyrtarisht ka pranuar ftesën për anëtarësim të plotë në NATO.

Lajme

02/12/2015 10:19

Ky vendim është marrë këtë mëngjes, gjatë një takimi në selinë e NATO-s në Bruksel, ku ministrat e jashtëm të 28 vendeve anëtare të Aleancës njëzëri kanë votuar pro anëtarësimit, transmeton lajmi.net.

Mali i Zi 4“Ministrat e jashtëm të vendeve të NATO-s kanë marrë një vendim historik, duke i bërë ftesë zyrtare Malit të Zi të fillojë bisedimet për pranim dhe për t’u bërë anëtari i 29-të i Aleancës sonë. Përgëzojmë qeverinë e Malit të Zi, qytetarët e këtij vendi për përpjekjet dhe arritjet e tyre. Kjo është një ditë shumë e mirë për Malin e Zi, një lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor, dhe një ditë e mirë për gjithë Aleancën”, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Mali i Zi 3Në takimin ministror kanë marrë pjesë edhe ministri i punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane të Malit të Zi, Igor Luksiq dhe ajo e mbrojtjes Milica Pejanoviq, Gjurishiq. (lajmi.net)

YouTube player