Mali i Zi kundër korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë

Mali i Zi gjithmonë ka përkrahur dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, mirëpo qëndrimi i Podgoricës, në lidhje me paralajmërime të ndryshimit të kufijve, është se stabiliteti dhe siguria e rajonit është parësore.

Lajme

26/09/2018 10:29

Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm malazias Sërgjan Darmanoviq, në intervistën dhënë Zërit të Amerikës.

“Çfarë mund të sjellë zgjidhja e themeluar në shkëmbimin e territoreve – kjo është për Ballkanin gjithmonë punë e ndjeshme. Kjo duhet të jetë me garanci se Ballkani do të mbetet stabil”, ka thënë Darmanoviq, duke u përgjigjur në pyetje mbi qëndrimin e Malit të Zi për negociatat e Kosovës dhe Serbisë.

“Ne inkurajojmë që ata t’i zgjidhin marrëdhëniet, por duhet të gjithë të kujdesemi për arkitekturën e gjerë të Ballkanit Perëndimor, që ajo të mos çrregullohet”, ka theksuar Darmanoviq, në deklaratën dhënë në Nju Jork ku gjendet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka transmetuar shërbimi për marrëdhënie me publikun i qeverisë së Malit të Zi.