Mali i Zi kërkon qëndrim nga Haradinaj për demarkacionin “nuk i beson” Pacollit!

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Zoran Pazin gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi Behgjet Pacolli, ka thënë se shpreson që Kosova do ta gjejë mënyrën për ta adresuar çështjen e demarkacionit. Ai ka thënë se nga Qeveria e Kosovës pret qëndrimin zyrtar rreth demarkacionit.

Lajme

26/09/2017 14:48

Pazin ka thënë se Mali i Zi është vend mik i sinqertë i Malit të Zi për avancimin e raporteve bilaterale, por ka kërkuar që Kosova ta ratifikojë marrëveshjen e arritur për kufirin.

“Pazin ka shfaqur shpresën se institucionet e Kosovës do të gjejnë së shpejti modelin për përfundimin e ratifikimit të Marrëveshje shtetërore ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës si dhe Mali i Zi pret qëndrim zyrtar të Qeverisë së Kosovës për këtë çështje. Në këtë kontekst, ka thënë ai, mirëkuptimi dhe durimi janë qasje e Malit të Zi në politikën rajonale” thuhet në njoftimin e Qeverisë së Malit të Zi.

Ndryshe Pacolli pas takimit me homologun e tij malazez, ka thënë se Kosova nuk mund të miratojë demarkacioni duke i thënë kryediplomatit malazez “se për këtë duhet të vija momenti dhe koha e duhur kur do të takohemi përsëri”.

Lexoni edhe:

Pacolli pas takimit me presidentin malazez: Asgjë nuk është e pamundur në marrëdhëniet midis fqinjëve