Mali i Zi e mbështet Kosovën në INTERPOL

Mali i Zi e ka rikonfirmuar mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Lajme

19/11/2018 16:23

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq, ka thënë se përsëri do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

“Nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar vendimin. Ne jemi miq nga të dyja anët, ne nuk duam tensionet politike në rajon, sepse nëse do të ishin, ne, si një shtet i vogël, do të ishim gjithmonë të ekspozuar”, tha kreu i diplomacisë malazeze, raporton b92.

Sipas Darmanoviq, Mali i Zi nuk do të merret me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por pret gjithashtu vazhdimin e tyre.

Lexo edhe:

http://lajmi.net/pacolli-pret-vendimin-e-duhur-kosova-ne-interpol/

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, në një prononcim për lajmi.net, është shprehur optimist se që nga nesër Kosova do të jetë pjesë e INTERPOL-it.

Ndryshe, qeveria e Kosovës këtë vit ka ndarë mbi 1 milion euro për lobim për anëtarësim në INTERPOL, ndërkaq në qeveritë e kaluara nuk ishte ndarë buxhet për lobim. /Lajmi.net/