Mali i Ulqinit përfshihet nga flakët, turistët në panik

Është përfshirë nga zjarri mali i Bardhë i Ulqinit. Sipas mediave lokale, zjarri i cili shpërtheu dje rreth orës 11:00, është duke vazhduar edhe sot.

Lajme

27/08/2016 19:21

 

Si pasojë e zjarrit. shumë shtëpi rrezikojnë të digjen, derisa  ekipet e zjarrfikësve  janë duke bërë përpjekje për të shuar zjarrin.

Për shuarjen e zjarrit dje kishte intervenuar edhe një aeroplan për fikjen e zjarrit.

Kjo situatë është duke shkaktuar panik të madh tek qytetarët e sidomos tek turistët të cilët janë duke I kaluar pushimet në bregdetin e Ulqinit.