Maldini me deklaratë të papritur për Gattuson

Ai tha që trajneri i Milanit ka ndryshuar për të mirë ekipin kuqezi.

Sport

24/01/2018 16:32

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, beson shumë në Gennaro Gattuson.

Ai tha që trajneri i Milanit ka ndryshuar për të mirë ekipin kuqezi, përcjellë “Lajmi.net”.

“Rino transmeton idetë e tij të fubollit dhe se si duhet të përkushtohet një lojtar”, deklaroi Maldini.

“Ju e shihni këtë nga intensiteti në stërvitje. Ai e ka gjetur veten në një situatë të vështirë, por po e shoh se tash po fillojmë të kemi fryte”, shtoi ai. /Lajmi.net/