Maldini kthehet në futboll, befason me ekipin e ri

Paolo Maldini me një rol të ri.

Sport

10/04/2018 07:31

Paolo Maldini mund të kthehet në futboll.

Ish kapiteni legjendar i Milanit ka zhvilluar negociata me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Italisë, në lidhje me një rol të tij në FIGC.

“Kam biseduar me Costacurtan, nuk i kam thënë jo. Do të shohim”, u shpreh Maldini për “Sky Sport”.

Ai po ashtu komentoj edhe gjendjen e Milanit të Gennaro Gattusot.

“Besoj se është e drejtë që Rino fitoi kontratë të vërtetë si trajner në Milan. Ka bërë punë të mrekullueshme dhe më ka befasuar nga niveli teknik dhe ai menaxherial”, theksoi Maldini. /Lajmi.net/