Maldini: Këta janë tre kundërshtarët më të vështirë

Legjenda e Milanit, ka identifikuar Diego Maradonan, Ronaldon dhe Zinedine Zidanen si tre kundërshtarët më të vështirë me të cilët është ballafaquar në karrierën e tij.

Sport

11/04/2015 14:10

Paolo Maldini ka identifikuar Diego Maradonan, Ronaldon dhe Zinedine Zidanen si tre kundërshtarët më të vështirë me të cilët është ballafaquar në karrierën e tij.

Ish mbrojtësi i Milanit që kaloi 24 vjet në San Siro, fitoi shtatë tituj në Serie A dhe pesë Kupa të Evropës.

“Kundërshtarët e mi më të vështirë ishin Diego Maradona, Ronaldo, i cili ishte fenomen në dy vitet e tij në Inter dhe Zinedine Zidane”, deklaroi Maldini për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.