Maldini i zbulon dy transferimet e reaj te Milani

Paolo Maldini është deklaruar rreth afatit të transferimeve të janarit.

Sport

03/12/2018 09:39

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, ka thënë se ata duan që me çdo kusht të përfundojnë në top katërshe.

Drejtori i skuadrës italiane ka zbuluar se ata janë duke tentuar në transferimin e Cesc Fabregasit dhe Zlatan Ibrahimovicit.

“Fabregas dhe Ibra? Ne kemi ide…”, ka thënë fillimisht Maldini, përcjell “lajmi.net”.

“Ne duam të bëjmë gjithçka që të arrijmë në top katërshe, do të tentojmë të bëjmë disa transferime, por që jemi të kënaqur me skuadrën.

“Edhe ata që janë duke e përfunduar kontratën e tyre, po japin një kontribut të madh, andaj ne jemi të kënaqur”, ka shtuar më tej drejtori i Milanit. /Lajmi.net/