Malcom në Serie A, agjenti i tij tregon të vërtetën

E ardhmja e Malcom te Barcelona është ende në ajër.

Sport

07/01/2019 14:35

Malcom është në listën e largimeve te Barcelona, por që agjenti i tij, Luis Fernando Menezes Garcia, është i bindur se ai do të qëndroj në ‘Camp Nou’.

Agjenti i brazilianit këmbëngul se nuk ka asnjë të vërtetë në spekulime se Lazio dëshiron ta transferoj atë, përcjell lajmi.net.

‘Diario Sport’ raportoi të dielën se skuadra italiane kishte kërkuar Malcomin, vetëm gjashtë muaj pas kalimit i tij për 41 milionë euro në Barcelonë nga Bordeaux.

Megjithatë, Luis Fernando Menezes Garcia shkroi në rrjetet sociale se ‘nuk ka të vërteta në hipotezën Lazio-Malcom’.

Braziliani, i cili mbush 22 vite muajin e ardhshëm, kishte rënë dakord me Romën verën e kaluar dhe pritej në aeroport arritja e tij, kur ai papritmas ndërroi fluturimin.

Ai mori një telefonatë nga Barca dhe bëri lëvizjen atje, por ai ka luajtur për vetëm nëntë herë për Blaugranët. /Lajmi.net/