Malazezët pro çdo marrëveshje që sjell paqe mes shqiptarëve e serbëve

Malazezët e Kosovës e mbështesin çdo marrëveshje që sjell paqe mes shqiptarëve e serbëve.

Lajme

13/08/2018 15:32

Kështu ka thënë sot, përmes një kumtese për medie, lideri i shoqatës së këtij komuniteti, Slobodan Vujiçiq.

“Zgjidhja e cila pa viktima njerëzore dhe lufte sjell një paqe mes serbëve e shqiptarëve, duhet të pranohet nga të gjthë”, ka thënë ai.

Për më tepër, Vujiçiq ka kritikuar të gjithë që po fyejnë dhe kërcënojnë liderët të cilët, sipas tij, po përpiqen të arrijnë marrëveshje.

Ai ka shtuar se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë nuk është çështje e vetëm këtyre dy popujve, por edhe e fatit të krejt Ballkanit Perëndimor.