Malazezët: Drunjtë tanë dritaret nga Peja

Malazezët ankohen se lënda e parë për produkte finale që nxirren nga përpunimi i drurit, nuk përpunohet në vendin e tyre, por në Kosovë. 

Lajme

16/11/2014 23:32

Mediat malazeze shkruajnë se fabrikat që përpunojnë drurin në Kosovë, furnizohen me këtë lëndë në Mal të Zi, dhe më pas produkti final sërish kthehet për t’u tregtuar në këtë shtet fqinj të Kosovës, për t’u shitur me çmim shumë më të shtrenjtë, transmeton lajmi.net. 

Ato shkruajnë se në vend që këta drunj të përpunohen në Mal të Zi, ato shiten në Kosovë si lëndë e parë, e më pas kthehen si dyer e dritare në vendin e tyre, ku malazezët duhet të paguajnë shumë më shtrenjtë për diçka që me lehtësi do të mund ta bënin vetë. (lajmi.net)