Malala vazhdon me grumbullimin e çmimeve

Nobelistja pakistaneze Malala Yousafzai, është dekoruar edhe me një çmim tjetër për punën e saj për edukimin e fëmijëve.

Bota

28/10/2014 18:33

17 vjeçarja, e cila u shpërblye me çmimin Nobel për Paqe 2014, ka marr edhe ‘Çmimi Ndërkombëtar i Fëmijëve’ i cili fitohet përmes një votimi nga fëmijët, të përfshirë nga gjithë bota.

Ndryshe, Malala është personi më i ri që ka marrë Çmimin Nobel për Paqe 2014, e po ashtu, i vetmi person që të njëjtin vit fiton edhe Çmimin Ndërkombëtar të Fëmijëve.

Në vitin 2012 Malala është plagosur nga talibanët, afër shtëpisë së saj në Pakistan, për shkak rolit të saj në luftën për të drejtat e fëmijëve për të shkuar në shkollë.