Malajzi: Gjenden varreza masive të qindra emigrantëve

Në Malajzi janë gjetur varreza masive që besohet se janë të qindra trupave të emigrantëve nga Mianmari dhe Bangladeshi, transmetojnë mediat malajziase.

Bota

24/05/2015 10:58

Sipas gazetës “Utusan Malaysia” , policia ka gjetur në dy lokacione në provincën Perlis, në kufi me Tajlandën, 30 varre të mëdha në të cilat gjenden mbetjet e qindra njerëzve, transmeton agjencia  Reuters.

Gazeta “Star” raporton se vetëm në një varrezë janë gjetur gati 100 trupa. /KP/