Makthi s’ka fund në Athinë- pas zjarrit, përmbytje të mëdha

Pak ditë më parë, Greqia kaloi një nga tragjeditë më të rënda natyrore në historinë e saj, ku mbi 80 persona humbën jetën si pasojë e zjarrit, ndërsa tashmë është radha e përmbytjeve.

Bota

29/07/2018 19:47

Mediat greke shkruajnë se vetëm gjatë orëve të fundit, reparti zjarrfikës ka marrë më shumë se 300 telefonata për ndihmë në zonën e Atikës, si pasojë e reshjeve të dendura, të cilat sollën përmbytje në zonë.

Përmbytjet kanë bllokuar shumë rrugë, duke u shoqëruar me trafik të dendur, ndërsa ka gjithashtu edhe ndërprerje të energjisë në disa zona të Athinës, por edhe në rrjetin e metrosë.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik në Greqi kishte parashikuar situatën, me shirat që kanë nisur rreth mesditës dhe nuk janë ndalur për të paktën dy orë.