Makinisti i trenit serb habitet pse nuk e lejuan të hynte në Kosovë

Makinisti i trenit serb, Jelenko Stevanoviq ka thënë se e gjithë situata ka qenë një goditje e tmerrshme, pasi pas 18 vitesh një tren tentoi nga Beogradi të hyjë në Mitrovicë dhe u ndalua.

Lajme

14/01/2017 22:04

 

Sipas tij, është për tu habitur se si ka ardhur puna që në shekullin 21 të dërgohen forca të njësisë speciale për ta ndaluar një tren pasagjerësh, transmeton lajmi.net.

“Është nderë për mua që ta ngas këtë tren. Unë e bëjë këtë ndër vite, nuk e prisja të ndodhte një problem i tillë”, ka thënë Stevanoviq./Lajmi.net