“Makinat vrasëse”, kjo është njësia elitare që mbron Kim-Jongun

“Makinat vrasëse”, kjo është njësia elitare që mbron Kim-Jongun

Fun

16/10/2018 17:19

Korea e Veriut, popullsia totale e të cilës është rreth 23 milionë, ka një ushtri e cila numëron më shumë se 1.1 milionë njerëz, që është një prej forcave më të mëdha të armatosura në botë, transmeton lajmi.net

Ajo çfarë e bën të barabartë në numër të ushtarëve me forcat e mëdha siç janë Amerika dhe Rusia, është shërbimi i gjatë ushtarak që zgjat nga tre deri në pesë vjet. Por është interesant fakti, se ky vend të gjitha financimet dhe ushqimet që i ka në dispozicion i dedikon kryesisht për nevoja të ushtrisë.

Me rezervistët dhe organizatat paraushtarake si “Të rinjtë e rojeve të kuqe” dhe “Rojet e kuqe të punëtorëve fshatar” (një lloj i mbrojtjes territoriale), Korea e Veriut mund të mbledh afro 9.5 milionë ushtarë. Sipas disa komentuesve të Azisë Lindore, në përgjithësi kjo është organizata më e madhe ushtarake në botë.

Një video e cila vitin e kaluar është postuar në YouTube, shihen se si trajtohen njësitet elitare që janë nën komandën e Kim-Jong Un.

Në këtë video ushtarët demonstrojnë aftësi të pabesueshme, fuqi dhe qëndrueshmëri. Por kur këtyre u shtohen përdorimi i zinxhirëve, tullave dhe sëpatave, atëherë ata duken kështu./Lajmi.net/

YouTube player