“Makinat” me të cilat do të shmangim bllokimet në trafik, ato po konsiderohen si “transporti i së ardhmes” (Foto)

Kur dëgjoni termin “transporti i të ardhmes”, mendja me siguri do ju shkojë tek makinat fluturuese. Në fakt, ato janë rrugës tashmë.

Auto & Tek

19/04/2017 22:43

AeroMobil ka zbuluar versionin e tretë të mjetit të vet fluturues.

Në gjendje të kalojë brenda pak sekondash, nga makinë në aeroplan, me të mund të shkosh me krahë drejt destinacionit, pa bllokime trafiku apo punime rrugësh.

Në terren, AeroMobil përdor karburant normal dhe atë e nxë çdo hapësirë normale parkimi, por mund të arrijë 200 km/orë në ajër, falë motorit të vet Rotax 912.

Kjo do ta reduktonte trafikun në qytetet e të ardhmes, duke i bërë rrugët më të sigurta për njerëzit në tokë.

Po kështu kompani si Amazon dhe DHL po provojnë dronë me të cilët dërgojnë pako nën 2-3 kg, që Amazon thotë se zënë 86% të porosive që shpërndajnë.

Përdorimi i dronëve do të pastrojë rrugët dhe ajrin, pasi do të punojnë me bateri që furnizohen me energji diellore.

Por, nëse doni të qëndroni sërish në tokë, taksitë pa shofer mund t’ju shpien kudo. Makina pa shofer e Google ka kryer mbi 1 125 000 km pa bërë aksident, duke përdorur GPS si dhe kamera për të shmangur rreziqet.

Këto makina mund të përdoren si taksi – që mund të thirren me një aplikacion celulari – dhe do të ecnin shumë më pranë njëra-tjetrës dhe me më shumë eficencë se sa me shoferë njerëz, që do të thotë se askush nuk do të ketë nevojë të ketë një makinë. Gjithmonë, nëse nuk flitet për një makinë të mrekullueshme fluturuese. /bota.al