Makinat e së ardhmes: Me “tru peshku”

Nuk duket se është e largët dita kur makinat pa shofer do të zotërojnë rrugët.

Auto & Tek

02/05/2018 18:01

Një pikë referimi për një lëvizje të automatizuar më të mirë të këtyre makinave në rrugë për shkencëtarët është edhe aftësia e peshqve për të notuar në grup.

 “Një makinë e vetme pa shofer është diçka, por lëvizja e tyre në grup është diçka tjetër”, thotë Trevor Worthington zv/presidenti i FORD për Azinë.

Sipas tij e rëndësishme është informacioni që këto makina shkëmbejnë me njëra-tjetrën.

“Nëse unë jam me makinë në rrugë, unë nuk e di nëse përpara meje është një qen apo një person. Por nëse një makinë tjetër ka një pamje më të mirë dhe e di që është një qen, atëherë me informacionin që ajo përcjell tek makina ime do të shmanget aksidenti”, thekson ai.

Kina po synon që brenda 4 viteve të zhvillojë teknologjinë super të shpejtë 5G, e cila do të ndihmojë për një komunikim më të mirë mes makinave dhe ky shteti mund të jetë edhe “djepi” për zhvillimin e teknologjisë së re.