Makinat Cadillac mund të komunikojnë mes vete (Video)

Cadillac ka lajmëruar se modeli i saj CTS Sedan 2017 së shpejti do të jetë makina e parë në tregun e Amerikës, e cila do të përfshije sistemin e komunikimit  ndërmjet makinave (V2V) si një opsion standard. Sistemi V2V bën të mundur që makinat të komunikojnë mes vete për kushtet e rrugës. Kjo gjë ndihmon…

Auto & Tek

04/05/2017 10:47

Cadillac ka lajmëruar se modeli i saj CTS Sedan 2017 së shpejti do të jetë makina e parë në tregun e Amerikës, e cila do të përfshije sistemin e komunikimit  ndërmjet makinave (V2V) si një opsion standard.

Sistemi V2V bën të mundur që makinat të komunikojnë mes vete për kushtet e rrugës.

Kjo gjë ndihmon shoferët që të identifikojnë dhe të shmangin aksidentet potenciale.

Makinat e lidhura me këtë sistem mund të krijojnë të dhëna për ekosistemin në të ardhmen, gjë e cila do ta bëjë më të lehtë për makinat automatike që të navigojnë në rrugë.

Për momentin makinat e Cadillac mund të komunikojnë vetëm me modelet CTS.

YouTube player