Makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

Hajredin Hoxha, ka qenë duke ecur në krah të rrugës Levan- Fier në Shqipëri, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” kur është përplasur nga një makinë.

Lajme

24/02/2016 10:16

66 vjeçari vdiq menjëherë, ndërsa bashkëshortja e tij Floresha Hoxha është në gjendje të rëndë në spital. Ka qenë ora 07:20 e mëngjesit kur ndodhi ngjarja.

Makina, që drejtohej nga 19 vjeçari me inicialet K.P u përmbys në anë të rrugës.