Makina përplas këmbësorin në aksin rrugor Elbasan-Peqin

Një aksident ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet.

Lajme

07/10/2018 17:10

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në fshatin Paulesh, ku mjeti tip “Benz” me targa AA 806 OV, me drejtues shtetasin A.H., 25-vjeç, banues në Durrës, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. Sh., 79-vjeç, banues në Tepelene.

Mësohet se i aksidentuari është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. /TCH/