Makina përplas këmbësorin 50 vjeçar në Tiranë

Një aksident me pasojë plagosjen e një 50 vjeçari u regjistrua mbrëmjen e kësa të mërkure në Tiranë.

Lajme

20/06/2018 22:32

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:18, në rrugën e “Dibrës”, njofton Klan Kosova.

Mjeti me targë AA218TB me drejtues shtetasin E. H., ka aksidentuar këmbësorin B. M.,  rreth 50 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Sipas Ora, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për marrjen në pyetje ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.