Makina më e shtrenjtë e të gjitha kohërave? (FOTO)

Makina e fundit Ferrari që ka fituar 24 Orët e Lë Manshit mund të bëhet makina më e shtrenjtë e historisë kur të dalë në ankand në fillim të vitit 2018.

Auto & Tek

01/11/2017 18:41

“1964 275 P” fitoi garën që zgjat plot një ditë në vitin 1964 dhe që nga ky vit asnjë makinë tjetër Ferrari nuk e ka fituar këtë garë.

Pra, në muajin shkurt pritet që të thyhet rekordi i shitjes së një makine, që mbahet sërish nga një Ferrari, ai “1962 250 GTO”, që është shitur për 38 milionë dollarë në vitin 2014, në Kaliforni.

Kjo shifër pritet që të kalohet në ankandin që do të zhvillohet në Paris.